Si ta avanconi biznesin tuaj me trendet e fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile?

Organizatorët

Darko Dujic

Google Business Development Adriatik

Bianca Vlaston

Managing Director

Alban Kastrati

Ekspert për marketing & PR



A jeni gati të mësoni direkt nga Google?

Httpool dhe Telegrafi ju fton në ngjarjen më të madhe të vitit dedikuar marketingut në internet, ku do të marrin pjesë ekspertë dhe ndërmarrës të suksesshëm botëror dhe lokal.

Darko Dujic, drejtor për Google Adriatik si dhe specialist për zhvillim të bizneseve do të ju sjell përvojën e tij nga gjiganti global Google, në Httpool Digital Day. Pjesëmarrës të kësaj konference gjithashtu do të jenë edhe Bianca Vlatson drejtor menaxhues në Httpool Group Romania dhe HMedia si dhe Alban Kastrati ekspert i marrëdhënieve me publikun në IPKO.

Vera e këtij viti do të jetë e nxehtë për të gjithë ne, e posaçërisht për bizneset, të cilat do të përmballen me një klimë jashtëzakonisht të nxehtë dhe konkurruese, në një treg i cili po bëhet gjithnjë e më dinamik. Por, mos u brengosni, sepse zgjidhja më freskuese e cila do të ju bëjë imun ndaj “stuhive të verës”është gjithnjë e më afër jush. Është konferenca më e madhe e marketingut digjital që po afron – ngjarja më e madhe e industrisë, e organizuar nga liderët e tregut digjital - Httpool dhe Telegrafi.

Digjitalizimi i bizneseve të vogla, të mesme e të mëdha është duke u shndërruar në një fenomen digjital në mbarë botën, dhe natyrisht se ju nuk do të qëndroni anash. Bizneset e bazuara në internet, rrjetet sociale, aplikacionet mobile, marketingu digjital, biznesi i vogël global, dhe shumë tema të tjera me siguri se e zgjojnë kurreshtjen tuaj çdo ditë, prandaj ju dhe biznesi juaj nuk mund të mungojë në Ditën Digjitale, ngjarjen e cila do të ju ofrojë perspektiva të reja nga zërat më të besueshëm të industrisë.

Në Ditën Digjitale do të flitet për modelet e reja të biznesit, të cilat do të ju inspirojnë për mundësi të reja në biznes. Ndërsa, ju do të mësoni mënyra të reja për komunikim me të gjithë klientët ekzistues dhe ata potencial. Biznesit tuaj do t’i ofrohen ide të reja për përparësi ndaj konkurrencës, përvoja të reja të ofruara direkt nga njëri nga bizneset më me ndikim në botë– gjiganti Google.

Darko Dujic

Google Business Development Adriatik

Darko Dujic është pjesë e Google Business Operations që nga viti 2011. Ai është përgjegjës për Google Business Development për gjashtë vende të regjionit të Adriatikut. Gjatë udhëtimit të tij si biznesmen, ai me sukses u sfidua në rolin e drejtorit të marketingut dhe zhvillimit në birrarinë Union, drejtor në GFK Slovenia, drejtor ekzekutiv për marketing strategjik dhe zhvillues i biznesit në Mercator, si dhe një nga dy themeluesit e një biznesi të suksesshëm tani.

Darko beson se interneti është burim esencial i informatës, i rëndësishëm për shitje si dhe platformë shpërndarëse për zhvillim të bizneseve. Roli i internetit dhe shtrirja e informacionit ju ofron personave të marketingut një dimension krejtësisht tjetër në rolin e biznesit. Që nga fillimi i karrierës së tij, jetës dhe punës së tij profesionale, Darko ishte i fokusuar në menaxhimin e marketingut strategjik, sjelljen e konsumatorëve gjatë blerjes, ecommerce, etj.

Darko i dedikoi një pjesë të madhe të jetës së tij në të kuptuarit e ndikimit të përparësive teknologjike ne sjelljen e konsumatorit neper industri te ndryshme, dhe si biznes modelet themelore ndryshojnë .

Aktivitetet e tij të mëdha në lëmin e tregtisë dhe prodhimtarisë si dhe shërbimeve të marketingut i mundësojnë Darkos pikëpamje me gjithëpërfshirëse dhe të pasur për të ligjëruar nëpër evente të ndryshme të Evropës, ligjërues mysafir në fakultete të ekonomisë për lëmin e marketingut, marketing online, CRM, UBS dhe geomarketing si dhe në të kaluarën si asistent ligjërues në sjelljen e konsumatorit.

Darko ka qenë anëtar në ekipin e Global Excellence, që ka të bëjë me zhvillimin dhe nxitjen e inovacionit të grupit GfK në kontekst të Google si dhe ka marrë ftesë për post MBA program në kontekst të Duke Corporation Education.

Bianca Vlaston

Managing Director HMedia

Bianca ka filluar punën në Httpool Group Romania në vitin 2008 dhe HMedia Romania agjension digjital i cili njëherë është edhe pjesë e Httpool Group që nga viti 2011. Ajo ka menaxhuar strategjitë digjitale dhe buxhet multi milion dollarësh për rajonin e Evropës Jug-Lindore për klient si Procter & Gamble, MINI Coooper, Microsoft, Discovery Networks dhe shumë të tjerë.

Para se t’i bashkohej Httpool Group, Bianca ka menaxhuar marketingun dhe shitjen për portalin më të madh të pavarur për lajme në Romani, HotNews.ro, por gjithashtu ka themeluar ueb faqe për politikat evropiane si dhe kompani për zhvillim të uebit.

Alban Kastrati

Ekspert për marketing & PR

Alban Kastrati është profesionist i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun, dhe praktikues me përvojë të veçantë në marketingun digjital dhe rrjetet sociale, të cilat ai i studion për të krijuar vlerë në hapësirën digjitale. Albani është i certifikuar nga NYU (New York University, SHBA) për marketingun digjital, ekspert i Marrëdhënieve me Publikun në kompaninë udhëheqësë për inovacion në industrinë e telekomunikacionit, dhe ish-menaxhues i marrëdhënieve me klientë në njërën ndër agjencitë më të mëdha në botë të reklamimit, McCann Erickson, zyrën e saj në Maqedoni. Deri më sot, ai ka krijuar strategji të rëndësishme të marketingut digjital, të cilat u kanë ndihmuar markave të ndryshme të jenë inovative dhe udhëheqëse në industritë ku ato operojnë.

09:00 - 09:30Regjistrimi dha Hapja 09:30 - 10:15Sesioni 1 me Alban Kastrati: Marketingu digjital - bëhuni pjesë e fenomenit global! 10:15 - 10:45Sesioni 2 me Bianka Vlaston: Mobile & Social Media Campaign 11:15 - 12:30Sesioni 3 me Darko Dujic: “Make the web work for you” part 1 12:30 - 13:30Pauzë dreke dhe Rrjetformim 13:30 - 14:55Sesioni 4 me Darko Dujic: “Make the web work for you” part 2 15:00 - 15:30Pytje dhe Pergjigje.
Biletë e regullt Pjesmarje në tërë konferencen
Certifikat Pjesmarje
Materiale për punë
Dreka dhe pijet
65.00 €
Biletë VIP Pjesmarje në tërë konferencen
me ulse Premium
Certifikat Pjesmarje
Materiale për punë
Dreka dhe pijet
99.00 €
3 - 5 pjesëmarës nga e njejta kompani 10% zbritje
6 - 9 pjesëmarës nga e njejta kompani 15% zbritje
10+ pjesëmarës nga e njejta kompani 20% zbritje
Na kontaktoni tani Bëhuni pjesë e ngjarjes ekskluzive në Kosovë! Numri i vendeve është i limituar! Ulëset janë të rezervuara sipas parimit kush vjen i pari – shërbehet i pari. Konfirmoni prezencën tuaj tani në: 049 / 750 580 apo info@httpoolkosovo.com
Themeluar në vitin 2000, Httpool është lider në Evropën Qendrore dhe Lindore për ofrimin e kompletuar të shërbimeve për reklamim online dhe mobile. Httpool është pranishëm edhe në Azi si dhe përqendrohet në shtrirje drejt tregjeve të reja.

Httpool është partner optimal për klient ndërkombëtarë të cilët synojnë tregje të reja, zgjidhje për reklamues lokal, publikues të mëdhenj të cilët përpiqen të monetizojnë trafikun ndërkombëtarë, si dhe publikues lokal të cilët mundohen të rrisin potencialin e të ardhurave të tyre.

19 zyre nëpër Evrope dhe Azi
Më shumë se 65 partneritete me rrjetet më të mëdha ndërkombëtarë
Më shumë se 85 online media specialist nëpër 15 tregje
Më shume se tre milliard pamje mujore në më shumë se 7000 faqe
Më shumë se 5.000 kampanja për më shumë se 7000 klientë referencial që nga viti 2000
Më shumë se 90% shtrirje në shumicën e tregut të vetë në Evropën
Qendrore dhe Lindore
Më shumë se 10 zgjidhje reklamuese të patentuar të klasit botërorë
Telegrafi.com është portal i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në fund të vitit 2006. Telegrafi përmban laramani temash nga të gjitha sferat e jetës dhe dizajn atraktiv. Sot, Telegrafi është portal lider në gjuhën shqipe, si dhe ueb-faqe dominuese në Kosovë, në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Luginë të Preshevës.

Portali Telegrafi me xhelozi e ruan pavarësinë dhe emrin e besueshëm që ka krijuar në mesin e lexuesve. Telegrafi ka vendosur standarde për zhvillimin e portaleve dhe uebfaqeve të tjera në gjuhën shqipe, ka ndikuar në azhurnimin e faqeve ekzistuese shqiptare, ndërkaq suksesi i tij ka nxitur edhe shumë kompani e individ t’i rreken projekteve të ngjashme.

Duke ditur rëndësinë e reklamimit në një treg ku gjithnjë konkurrenca është në rritje dhe profitet ne rënie, sigurisht që do të mbijetojnë ato kompani të cilat kanë vizion, strategji, komunikim dhe marketing. Në këtë fushë Telegrafi në raport me mediat tradicionale ofron produkte revolucionare që nuk ka pasur ndonjëherë tregu kosovar.